Kthehu lart

GazetaExpress E enjte, 01 Janar 1970 01:00

  • 13:07ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Bruksel

    Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bruksel. Kjo është transmetuar nga agjencia Amaq, media të afërta me organizatën terroriste.

    Nuk është hera e parë që akte të tilla, mbajnë autorësinë e shtetit islamik. Shpërthimet e mëngjesit të sotëm kanë tronditur gjithë botën si dhe kanë ngritur tashmë sigurinë maksimale në vendet e Evropës, të cilat kanë qenë në disa raste shënjestër e sulmeve të  tilla.

  • 11:08Prokurori i Belgjikës: Sulmi në aeroport është kryer nga një kamikaz

    Prokurori federal i Belgjikës ka konfirmuar se shpërthimet aeroportit në Bruksel janë kryer nga një vetëvrasës me bombë.


  • 10:32Dhjetë persona të vdekur nga shpërthimi në stacionin e metrosë - gjithsej 23 të vdekur

    10 persona janë vrarë nga shpërthimi në stacionin Maelbeek, ndërkaq gjithsej 23 persona raportohen të vdekur nga këto shpërthime në Bruksel, raporton The Guardian.


    Stacioni është rreth 500 metra larg nga ndërtesat e BE’së.

  • 10:14Dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në stacionin e metrosë

    Dhjetëra raportohen të plagosur nga shpërthimi në stacionin e metrosë në Bruksel.


    Ndërkohë që, 13 të vdekur dhe 35 të plagosur mbetën nga shpërthimet në aeroportin e Brukselit.

  • 10:02Para shpërthimeve në Bruksel u dëgjuan britma në gjuhën arabe

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se para se të ndodhin shpërthimet janë dëgjuar britma në gjuhën arabe dhe ka pasur të shtëna të njëpasnjëshme.

    Aeroporti njofton se të gjithë pasagjerët që ndodheshin në aeroport
    janë vendosur në pjesë tjera të tij, dhe u është kërkuar të jenë të qetë
    deri në informacionin e radhës

  • 15:57Visar Ymeri për Qeverinë: Keni kohë dhjetë ditë të largoheni

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se masa e qytetarëve që iu kanë bashkuar protestës po i thonë Qeverisë mjaftë.

    “Kemi dal sot këtu që ti heqim këta zaptues të shtetit, në mënyrë që Kosova të bëhet e pavarur. Sepse Kosova sot siç po shihet ka popull që i del zot shtetit, që i del zot republikës”, ka thënë Ymeri.

     “Ne jemi alternativa për progres, ne jemi alternativa për bashkim e liri. Shtetin nuk e bëjnë hajnat, demokracinë nuk mund ta bëjnë kriminelët. Atë e bëjmë ne bashkë me ju këtu në shesh”, ka thënë Ymeri.

    “Deri më 27 shkurt, nëse nuk shpallën zgjedhjet e parakohshme brenda kësaj periudhe, protestat tona nuk do të ndalën”, ka thënë ai.

  • 15:45Limaj: Populli i Kosovën po flet, Qeveria është jolegjitime

    Kryetari i Nisma’s për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka filluar fjalimin  tij para protestuesve me urimin për pavarësi. 

    “Urime dita e pavarësisë të gjithë ju që jeni këtu dhe ju që po na përcillni”. 

    Para shumë protestuesve Limaj ka kërkuar dorëheqjen e  Qeverisë së Kosovë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.


    “Sot jemi në sheshin e Prishtinës për ta shënuar një datë historike për popullin tonë- po protestojmë kundër regjimit aktual, i cili për 8 vite ka filluar t’ia humbë respektin këtij sheshi, e duke e zvogëluar territorin e Kosovës. Jemi këtu për ta quar mesazhin e qartë: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sot në këtë shesh nuk është opozita e bashkuar, por janë qye trarët e bashkuar, pa dallime partiake. Nuk është turp me ndëgju zërin e popullit, pasi që populli jeton gjithmonë kurse ne shkojmë e vijmë. Populli po flet. Ky popull dëshiron ndryshim e kërkon largimin e kësaj Qeverie”, ka thënë Limaj. 

    "Mirëpushfshim në zgjedhjet e ardhshme demokratike", tha në fund ai.

  • 15:43Ramush Haradinaj: Sot e shkarkuam Qeverinë Thaçi-Mustafa

    Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur para masës së mbledhur në shesh, u ka thënë atyre se ata janë kuorumi më legjitim që ekziston në demokraci.

    “Ju po e merrni fatinë e lirisë në dorën tuaj, sot nuk vendos askush tjetër pos ju dhe vetëm ju. Kur pushtetarët e korruptuar gabojnë ju e keni të drejtën për të  reaguar, Ju mund të vendosni, por jo pushtetarët e korruptuar”, ka thënë Haradinaj.


    Ai ka thënë se masa e mbledhur në Prishtinë e shkarkoi Qeverinë Mustafa-Thaci.  

    “Kjo sepse Qeveria Mustafa-Thaci e ka rrit politizimin, e ka rrit korrupsionin, i ka bërë të korruptuarit të paprekshëm, e ka mbytur ekonomin, e ka rritur papunësinë, e ka dobësuar rendin dhe Ligjin.  Kjo Qeveri nuk e ka votuar mandatimin e ushtrisë. Politika e jashtme ka dështuar, nuk kemi pranuar njohje, nuk jemi pranuar në UNESCO, por mbi të gjitha kjo qeveri e ka sulmuar sovranitetin dhe territorin e vendit”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

  • 15:26Molliqaj: Duam Republikë të Tretë ashtu sic ka thënë Albini

    Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se askush s’beson se ndërkombëtaret do ta luftojnë korrupsionin. 

    Ai ka thënë se askush s’beson se privatizimi sjell punësim e as dialogu sjell përmirësim të raporteve me Serbinë.

    “Tashmë askush s’besoj se duke bërë negociata me Serbinë do të ketë liberalizim i vizave”, ka thënë ai.

    “Plani i Ahtisaarit e dëmtonte përpjekjen e popullit për vetëvendosje e clirim. E barazonte viktimën me agresorin”, ka shtuar ai.

    Molliqaj ka thënë se protestuesit e  shkurtit të vitit 2007 ishin për vetëvendosje.

    Sekretari i VV’së ka thënë se Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

    “Ose je me popullin ose me Zajednicën”, ka thënë ai.

    “Mon Balaj e Arben Xheladini i qëndruan besnik rezistencës paqësore dhe të armatosur”, ka shtuar ai.

  • 15:18Krasniqi: Protesta e sotme kundër mashtruesve të kombit dhe atdheut

    Në fjalimin e tij para protestuesve, Jakup Krasniqi ka thënë se janë duke protestuar për ta mbrojtur Republikën e pavarur dhe demokratike të shpallur më 17 shkurt 2008. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

    “Ky nuk ishte vullneti ynë, ky tubim i qytetarëve të Kosovës ishte i domosdoshëm Jemi duke protestuar për të mbrojtur republikën e pavarur dhe demokratike të shpallur me 17 shkurt 2008.Republikën po e mbrojmë nga qeveritarët tanë, të cilët në vend që të mbrojnë sovranitetin ata po ia falin Serbisë, armikut tonë shekullor. Sot po e mbrojmë republikën nga ata që po humbin sovranitetin me marrëveshjet e Brukselit, demarkacionin e ata që shkelën vendimin e Gjykatës Kushtetues. Ne po protestojmë kundër njerëzve të padijshëm”, ka thënë Krasniqi para protestuesve.

  • 15:11Lekaj: Isa e Hashimi po e shndërrojnë Kosovën në shtëpi të shpirtrave të vdekur

    Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka folur i pari në
    protestën e sotme të opozitës, duke thënë se kjo Qeveri duhet të
    dorëhiqen. Ka thënë se Kosovës nuk i duhet një Kryeministër e President
    që përziejnë me Serbinë në dëm të Shtetit të Kosovës.

    “Zajednica është thikë në zemrën e Kosovës. Është kthim i Serbisë në Kosovë”, ka thënë Lekaj, në fjalimin e mbajtur para protestuesve.

    “Ju jeni kundër korrupsionit e plaçkitjes, kundër mjerimit”, ka shtuar ai.

    Ky zyrtar i AAK’së ka thënë se shkelësit e kushtetutës duhet të largohen nga pushtetit. Isa me Hashimin po tentojnë ta shndërrojnë Kosovën në shtëpi të shpirtrave të vdekur”, ka shtuar ai.

  • 13:59Kurti: Për flamur vendos populli

    Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i pyetur pse në protestë nuk ka flamuj të Shtetit të Kosovës, ka thënë: “Populli vendos se me çfarë flamujsh do të dalë në protestë”. 


    Kurse për atë se si do të përfundojë protesta, Kurti ka thënë se do të jetë paqësore. 

    “Protesta do të jetë paqësore, do të vazhdojmë me marsh në sheshet kryesore të Prishtinës. Në sheshin “Skënderbeu” do të mbajnë fjalime”, ka thënë ai për Klan Kosovës, raporton Express.

  • 13:48Flamujt kuq e zi në protestë

    Flamuj të shumtë kuq e zi janë parë në duart e protestuesve, të cilët janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare. Ata po bëhen gati që të nisen në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, në protestën e thirrur në ora 14:00.

    Në anën tjetër Policia e Kosovës në shumicën e rrugëve është stacionuar me autoblinda.


  • 17:51Policia e Kosovës ia ka dalë që të shpërndajë protestuesit

    Policia e Kosovës ia ka dalë që të shpërndajë protestuesit e mbledhur në turma të mëdha, ndërsa aktualisht policë të shumtë shihet të jenë mbledhur në lagjen “Ulpiana” afër Postës së Kosovës. 

    Policia momentalisht e ka të vështirë që të identifikojë se  kush është protestues e kush qytetar. Edhe në sheshin "Zahir Pajaziti" janë parë pjestarë të policisë.

  • 17:28Policia: Në protestën e sotme 8 mijë protestues

    Baki Kelani, nga Policia e Kosovës, ka thënë se në protestën e sotme kanë marrë pjesë rreth 8 mijë qytetarë.

    Për dallim nga Policia, Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë se ishin afron 100 mijë protestues, duke e konsideruar si protestën më të madhe para dhe pas luftës.

  • 17:23Kelani: 14 të lënduar, tetë policë, dy qytetarë dhe dy gazetarë

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një konferencë për media ka treguar se si ka rrjedhur protesta e opozitës sot në Prishtinë. Ai fillimisht ka treguar se Policia nuk e ka penguar ardhjen e protestuesve në tubim. Kelani ka thënë se eskalimi i situatës ka ardhur pas protestuesit kanë gjuajtur ne drejtim te qeverisë.  

    “Policia gjatë tere kohës ka qëndruar e tërhequr. Nuk ka provokuar situatën në asnjë rast”, ka thënë Kelani.  

    Ai ka treguar se Policia u kë bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin gjësende në drejtim të objekteve qeveritare.  

    Kelani ka thënë se pas kësaj situate Policia është detyruar reagoj.  

    “Në kemi përdorur gazin në mënyre që të largohen protestuesit dhe të ndalet hedhja e gjerave ne drejtim te qeverisë”.  

    Kelani ka thënë se si pasoj e hedhjes se gjerave të forta nga opozita ka pasur edhe lëndime.  

    “Janë lënduar tetë policë, dy qytetarë dhe dy gazetarë”, ka thënë Kelani. 

    Ai ka treguar se deri tani janë arrestuar 24 protestues.

  • 17:22Veseli: Protesta e sotme me një përfundim dëshpërues

    Pas situatës së krijuar sot me protestuesit, ka reaguar Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli Ai ka thënë se protesta kishte një fillim dinjitoz por një përfundim dëshpërues. Veseli po ashtu përkrahu Policinë e Kosovës, që sipas tij treguan një profesionalizëm të nivelit të lartë.  

    Postimi i Kadri Veselit:  

    "Protesta e sotme kishte një fillim dinjitoz, me një përfundim dëshpërues. Dhunimi i shtetit në forma të tilla të zjarrvënies së institucioneve entuziazmon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, zhgënjen partnerët ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe dëshpëron e frikëson qytetarët që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në këtë vend. Sa nuk është bërë vonë duhet reflektuar. Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët. Mbështetje Policisë së Kosovës e cila sot dëshmoi një profesionalizëm të nivelit më të lartë në mbrojtjen e institucioneve, jetës dhe pronës së qytetarëve."

  • 17:03Visar Ymeri: Veprimi i qytetarëve, i mirëkuptueshëm

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se në protestë morën pjesë afërsisht 100 mijë qytetarë të dëshpëruar me qeverisjen në vend.

    “Afërsisht 100 mijë qytetarë morën pjesë në protestën në të cilën kërkuam largimin e kësaj qeverie e cila e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Ne jemi ende në rrugë, policia e urdhëruar nga pushteti po i ndjek qytetarët dhe ka përdorur të gjitha mjetet që i ka në dispozicion”, ka thënë Ymeri për KTV-në.


    Më tej, ai ka arsyetuar veprimet e qytetarëve të cilët kanë hedhur koktej molotovi e gjësende të forta në drejtim të policisë e objekteve të ndryshme.

    “Duhet ta kemi parasysh se qytetarët janë të revoltuar me ato që po ndodhin dhe insistimi nga Mustafa e Thaçi për të vazhduar qeverisjen nuk mirëpritet nga qytetarët. Është i mirëkuptueshëm veprimi i qytetarëve”, ka theksuar kreu i VV-së, Visar Ymeri për KTV-në.

    “Përderisa do të qëndrojnë protestuesit në rrugë, do të qëndrojmë edhe ne, sikurse që do të ketë edhe protesta tjera me kërkesa të njëjta”, ka thënë Ymeri.

  • 17:0110 të lënduar kërkuan ndihmë në Emergjencë, 8 nga ta policë

    8 policë, një kalimtarë dhe një gazetar kanë marr lëndime sot gjatë protestës së dhunshme.

    Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani bënë të ditur për lajmi.net se ata nuk janë në rrezik për jetë.

  • 17:00Limaj shpreh keqardhje për incidentet

    Fatmir Limaj ka shprehur keqardhje për incidentet që kanë ndodhur në protestën e sotme derisa ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.

    Lexojeni te plotë reagimin

    Falënderoj dhe shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e NISMA për Kosovën për pjesëmarrjen e tyre sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.

    Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që ta merr seriozisht kërkesën e qytetarëve për dorëheqje. Populli i Kosovës, sot si asnjë herë më parë deri më tani në Kosovë përcolli mesazhin e qartë se nëse kjo qeveri refuzon të jep llogari për shkeljen e kushtetutës, atëherë populli i Kosovës do të refuzojë të qeveriset nga një qeveri që e ka shkelur kushtetutën.

    Populli i Kosovës sot foli, ai pret dorëheqje nga kjo qeveri, rrugë tjetër nuk ka.

    Pas përmbylljes se këtij tubimi madhështor e paqësor, unë shpreh keqardhje për incidentet që ndodhën. Askush dhe asgjë nuk mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës sot me pjesëmarrjen tyre masive në protestën e sotme madhështore e paqësore.

    Qytetarët nuk do të ndalën deri në largimin e kësaj qeverie.

    F.L

  • 16:37Presidentja kërkon distancimin e Opozitës nga dhuna dhe vandalizmi i protestuesve

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas protestës së Opozitës. Ajo në një status në Facebook ka treguar se dënon dhunën e përdorur dhe dëmtimin e pronës publike. 

    “Dënoj ashpër vandalizmin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t'i mbrojnë institucionet e vendit”.  

    Ky është statusi i plotëi i Jahjagës:   

    Dënoj ashpër vandalizmin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t'i mbrojnë institucionet e vendit.  Protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme.  Ju apeloj protestuesve të tregojnë përgjegjësi dhe thërras për qetësi, ndërsa organizatorëve të protestës të distancohen nga këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës. Kërkoj nga organet e rendit që t'i identifikojnë dhe sjellin para drejtësisë individët apo grupet që eskaluan situatën.  E ri përsëris thirrjen time që zgjidhjet institucionale dhe gjuha e dialogut janë mënyra e vetme për të tejkaluar çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes. Këto zhvillime dhe mungesa e përpjekjeve për të gjetur një mes po na kthejnë në pikën zero dhe po lëndojnë përkrahjen që e gëzojmë në konsolidimin tonë si shtet i pavarur dhe sovran.     

  • 16:16Policia po i shtyn protestuesit drejt rrethit të spitalit

    Policia është duke ndjekur protestuesit drejt Ulpianës, aktualisht përleshja është duke u zhvilluar tek Posta e Madhe.

    Protestuesit janë duke u ndjekur drejt rrethit të Spitalit, ndërsa gjendja duket të jetë nën kontrollin e policisë.

  • 16:11Policia shpërndau protestuesit me topa uji

    Policia e Kosovës ka arritur t’i shpërndajë protestuesit nga sheshi. Largimi i tyre është bërë duke përdorur topa uji.

  • 15:59Lëndohen 5 policë nga përleshjet në rrugë me protestuesit

    Dy policë të njësiteve që po përballen me protestuesit janë përfshirë nga flaka e një koktej molotovi i hedhur nga protestuesit. Kurse tre të tjerë janë lënduar nga gazi lotsjellës dhe
    mjetet e forta.

    Policia është vënë në aksion vetëm pasi protestuesit i kanë vënë flakën një këndi të objektit të Qeverisë së Kosovës.


    Policët kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe të evitojnë lëndimet eventuale.

    Më pas janë arrestuar edhe disa aktivistë të cilët kanë gjuajtur me gurë dhe gjësende tjera të forta në drejtim të policisë.

  • 15:55Dy policë përfshihen nga flakët, policia arreston disa aktivistë

    Dy policë të njësiteve që po përballen me protestuesit janë përfshirë nga flaka e një koktej molotovi i hedhur nga protestuesit.

    Policia është vënë në aksion vetëm pasi protestuesit i kanë vënë flakën një këndi të objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Policët kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe të evitojnë lëndimet eventuale.

    Më pas janë arrestuar edhe disa aktivistë të cilët kanë gjuajtur me gurë dhe gjësende tjera të forta në drejtim të policisë.

  • 15:50Beteja polici-protestues po zhvillohet te Grandi

    Aktualisht protestuesit dhe Policia e Kosovës janë duke u ballafaquar tek Hoteli Grand. P

    rotestuesit po gjuajnë gurë ne drejtim të Policisë, derisa protestuesit po gjuajnë me gaztë dhe koktej molotovi. 

    Disa autoblinda të Policisë kanë marrë edhe flakë.

  • 15:42Gjuhet koktej molotovi në drejtim të autoblindave të Policisë së Kosovës

    Protestuesit kanë gjuajtur koktel molotovi edhe në drejtim të autoblindave, dhe i është vënë flaka automjeteve.
    Ata gjatë gjithë kohës janë duke hedhur mjete të forta në drejtim të Policisë.
    Gazetari nga terreni raporton se sheshi “Nënë Tereza” është i mbuluar me benzinë

  • 15:42Shuhet zjarri te Qeveria

    Zjarrfikësit kanë arritur ta ndalin zjarrin në objektin e Qeverisë së Kosovës, të shkaktuar nga protestuesit. Ata në protestën e sotme ia kanë vënë flakën një këndi të objektit.

  • 15:32Nisin përleshjet mes protestuesve dhe policisë

    Policia e Kosovës ka filluar të gjuaj gaz në drejtim të protestuesve, pasi që ata kanë demoluar objektin e Qeverisë.
    Gjatë tërë kohës policia është duke i gjuajtur ata me gaz lotsjellës, dhe kohë pas kohë ata janë duke ia kthyer gazin policisë.
    Protestuesit po ashtu janë duke hedhur në drejtim të tyre edhe mjete të forta.


  • 15:28Policia gjuan me gaz lotsjellës

    Policia ka filluar të gjuaj gazlotsjellës në drejtim të protestuesve, pasi që kanë vënë në flakë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

  • 15:24Protestuesit ia vënë flakën Qeverisë

    Protestuesit ia kanë vënë flakën objektit të Qeverisë së Kosovës.

  • 15:20Protestuesit po hedhin gurë dhe koktej molotovi në drejtim të policisë

    Protestuesit kanë nisur të gjunjë ne drejtim të qeverisë edhe koktej molotovi. Derisa, për qetësimin e protestuesve është duke u kujdesur, Rexhep Selimi deputet i VV’së.

  • 15:16Plani i Policisë: Të gatshëm për arrestimin e protestuesve të dhunshëm

    Urdhri Operativ i shpërndarë më parë udhëheqësve të Policisë së Kosovës, për protestën e sotme që është organizuar nga partitë opozitare - një kopje të të cilit e ka siguruar Koha.net - përmban informacione dhe paralajmërime për atë se çka mund të ndodhë. Ata parashikojnë edhe arrestime.  

    Sipas Urdhrit Operativ, “nëse situata eskalon, tubimi, protesta, demonstrata eventuale eskalon në protestë të dhunshme të vogla, të mesme apo të mëdhaja, dhe me ç’rast rendi, qetësia dhe siguria publike do të prishet, rrezikohet jeta dhe prona publike ose private, atëherë PK-ja duhet të veprojë sipas autorizimeve të përcaktuara me Ligj dhe ta rikthejë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, gjithmonë duke përdorur metoda dhe mjete proporcianle të nevojshme për kthim në gjendjen normale.  

    “Protesta është organizuar nga tri subjektet opozitare, pas organizimeve në disa qytete të Republikës së Kosovës, në të cilat, nuk ka pasur pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe përkrahësve. Një pikë tjetër thotë se liderët opozitarë në deklarimet e tyre publike kanë thënë se Qeveria duhet të tërhiqet ose këtë do ta bëjnë me dhunë. Në këtë urdhër shkruan edhe deklarata e liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, që ka thënë se “opozita do të përdorë të gjitha format dhe mjetet e përdorura deri tash por edhe ato që nuk janë përdorur deri tash”, thuhet në këtë plan.  

    “Në rast të angazhimit të ekipeve të arrestimeve, të njëjtit duhet të jenë të pajisur me të gjitha dokumentet/format e duhura ligjore për arrestimin e personave që bien ndesh me Ligjet pozitive të RKS-së, ku çdo arrestim duhet të faktohet nga zyrtari policor që e realizon arrestimin që nga moment i arrestimit e deri në dorëzimin e tyre tek Qendra e Ndalimit”, thuhet më tej aty.  

    Ndër të tjera urdhri përmban edhe ofrimin e sigurisë para, gjatë e deri në shpërndarje të masës në rrugë kryesore dhe rrugë të rendit të dytë që çojnë në lokacionin e mbajtjes së protestës.

  • 15:09Eskalon protesta, nisin të gjuajnë në drejtim të Qeverisë dhe policisë

    Protestuesit e mbledhur sot kanë gjuajtur para pjesëtarëve të Policisë së Kosovës mjete piroteknike dhe të forta.

  • 15:07Limaj: Sot ka rënë Qeveria

    Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në fjalimin e tij para protestuesve ka thënë se janë bashkuar për të treguar se shkelësit e Kushtetutës nuk mund te qeverisin me vendin. Limaj ka thënë se asnjë vend në botë nuk lejon të qeveristë nga njerëzit që kanë shkelur kushtetutën. Ai ka thënë se sot ka rënë Qeveria.  


    “Qytetarët sot po e tregojnë mesazhin. Qytetarët po thonë se nuk mund te qeveriset vendi nga këta njerëz që kanë shkelur kuskutën. Ne duhet ta mbrojmë kushtetutën duhet ta ruajmë vendin tonë”, ka thënë Limaj. 

     “Kosova gjithmonë ngritët në këmbe kur do që rrezikohet sovraniteti vendit”, ka thënë Limaj.   "Sot ka rënë Qeveria. Nuk ka qeverisje me këta lider".

  • 15:02Ymeri: Isës e Hashimit do t’ua konfiskojmë pasurinë e paligjshme

     Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria e Kosovës po synon ta zhbëjë Republikën. Ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria me Serbinë e Malin e Zi tashmë janë shpallur të vdekura.


    “Isa e Hashimi po vazhdojnë ta kërcënojnë Kosovën me Zajednicë”, ka thënë Ymeri, në fjalimin para protestuesve.

    Ymeri ka paralajmëruar se Kryeministrit Mustafa dhe Hashim Thaçit do t’iu konfiskohet pasuria e paligjshme.

     

     

  • 15:00Ramush Haradinaj: Po ju vjen fundi Isës e Hashimit

    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ishte i pari që ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur te Qeveria e Kosovës. Në fillim të fjalimit ai ka falënderuar qytetarët duke i thënë se po i vjen fundi qeverisjes së Thaçit dhe Isës.  

    “Sot është dita juaj, urime”, ka thënë ai.  

    “Ka ndodh shumë herë që këta që qeverisin venin e kanë mashtruar qytetarin. Këta e kanë shpallë armik njëri tjetrin e tani qeverisin bashkë. Edhe në kohë ma të liga na kanë shkaktuar plagë”.  

    “Po përfundojnë ditët e tyre, po i vjen fundi Hashimit dhe Isës- po vjen dita e juaj qytetarë”.

  • 14:44Opozita e reklamon flamurin e Amerikës në protestë

    Kryetari i Degës së AAK’së në Prishtinë, Avni Arifi ka publikuar disa foto, ku shihet flamuri amerikan. Nuk ka shkruar ndonjë koment, por duket se ky është një mesazh që opozita dëshiron të dërgojë se është pro SHBA’së.

  • 14:04Kështu po duket sheshi “Skënderbeu” para protestës

    Kështu po duket sheshi “Skënderbeu”, ku pritet të nis protesta e thirrur nga partitë opozitare, VV-AAK-Nisma. Një pjesë e vogël e protestuesve janë duke pritur këtu, kurse turma tjetër është tek Biblioteka Kombëtare. 


  • 13:50Shtohet numri i protestuesve para Bibliotekës

     Dhjetëra autobusë kanë mbërritur në Prishtinë me protestues nga mbarë Kosova. Ata janë duke u bërë bashkë para Bibliotekës Kombëtarë. Pastaj do të vazhdojnë në drejtim të Qeverisë. Deri më tash s’ka pasur asnjë incident mes protestuesve dhe policisë

  • 13:33Protestuesit po grumbullohen te Biblioteka

    Protestues nga e gjithë Kosova ia kanë mësyrë Prishtinës. Janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare. Po brohorasin kundër Qeverisë dhe marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi. Marshi i Opozitës nis në orën 14. 


Të tjera