Apostolova thotë se BE-ja mund ta mbështesë Kosovën me rreth 160 milionë euro në muajt e ardhshëm - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 15:35

Apostolova thotë se BE-ja mund ta mbështesë Kosovën me rreth 160 milionë euro në muajt e ardhshëm

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 15:35

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, dhe me atë të Financave, Besnik Bislimi, për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.

Sipas një postimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE-ja vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

“Kam folur sot me ministrat Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE-ja në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.