Deputeti i VV’së akuzon RTK’në: Donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/04/2020 16:13

Deputeti i VV’së akuzon RTK’në: Donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja

Lajme

Gazeta Express

05/04/2020 16:13

Librun Aliu, deputet i partisë në pushtet, ka lëshuar akuza në drejtim të Televizionit Publik, se dëshironte të kishte gjakderdhje në Veri me raportimet e mbrëmshme pas vendosjes në karantinë të Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore.

“RTK mbrëmë kishte aktivizuar mekanizmat dhe punonte me kapacitet të plotë, njëjtë si në 2004 dhe 2011. Sikur donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja”, ka shkruar Aliu, në një postim në Fb.

Ndërkohë, sot, Kryeministri Kurti ka vizituar RTK ku është takuar me drejtorin Ngadhnjim Kastrati. Nuk dihet nëse është diskutuar edhe për mënyrën se si po raporton RTK në këtë kohë.

Sidoqoftë, Liburn Aliu ka thënë se RTK edhe më herët kishte shkaktuar trazira, duke ia faturuar edhe ato të marsit të vitit 2004 kur ishin vrarë e plagosur dhjetëra shqiptarë.

“Si duket, dështoi përpjekja e mbrëmshme që të fryhet një situatë krize në veri. Sulme sinkrone që po ndërtonin një përsëritje të marsit 2004 dhe korrikut 2011. U bë përpjekje të ndërtohet prilli 2020. Produkt i të parës ishte raporti i Kai Aides, që u morr edhe si detyrë projektuese për ndarjet me decentralizim etnik dhe eksterritorialitet fetar në pakon e Ahtisaarit. E dyta riktheu bllokimin e urës, ngriti barrikadat e shumta në veri, thelloi këto ndarje dhe solli marrëveshjen për ‘zajednicën’. Dhe kjo e treta tash mbase do të pregadiste terrenin për ndarje definitive, për marrëveshjen Thaçi-Vuçiq”, ka shtruar ai.

“Në të parën pati dhjetra të vrarë, në atë të dytën u vra polici Enver Zymberi. Dhe, tani prilli 2020 do të mund të sillte gjakderdhje të sërishme në mes të krizës së pandemisë. Herëve tjera, qytetarë të shumtë u nxitën, dhe me idenë se po godisnin Sërbinë u përfshinë në ngjarje që realisht u keqpërdorën mëpastaj për marrëveshjet e dëmshme. Mbrëmë nuk patën sukses por nuk do të thotë që nuk bëjnë përpjekje të tjera. Thaçi e do marrëveshjen e cila e ndanë Kosovën ashtu siç e din vetëm ai. Prandaj, populli është ndarë nga ky njeri që realisht nuk është më president, meqë nuk e përfaqëson më unitetin e popullit. Në fakt, më parë, populli është bërë unik kundër tij”.