IKSHP-ja alarmon: Mund të shkaktoni shpërthim epidemik, mos u grumbulloni në Prishtinë, Brezovicë e Prevallë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 13:36

IKSHP-ja alarmon: Mund të shkaktoni shpërthim epidemik, mos u grumbulloni në Prishtinë, Brezovicë e Prevallë

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 13:36

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës po kërkon nga qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna deri më tani dhe të mos dalin gjatë orëve të lira të lëvizjes. Sipas IKSHPK-së, qytetarët po rrezikojnë veten dhe familjarët e tyre me daljet e panevojshme

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në, Prishtinë, Prevallë dhe në Brezovicë janë mbledhur grumbuj të njerëzve.

Instituti i Shëndetit Publik po kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e të mos dalin pa nevojë.

“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja! Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet! Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve! Kjo është e rrezikshme!”, thekson IKSHPK-ja.