Maqedoni / 72 raste të reja me koronavirus, një person ka ndërruar jetë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

05/04/2020 14:11

Maqedoni / 72 raste të reja me koronavirus, një person ka ndërruar jetë

Ballina

Gazeta Express

05/04/2020 14:11

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus në vend, shkruan Gazeta Express.

Sipas qyteteve: Shkup – 14, Kumanovë – 21, Shtip – 1, Prilep – 9, Tetovë – 12, Strugë – 1, Veles – 1, Manastir – 2, Gostivar – 1, Radovish – 1, Krushevo – 2, Kocani – 7 Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 sot është 555 persona.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile me dy teste të kontrollit negativ, sot 3 pacientë do të lëshohen për kurim të mëtejmë në shtëpi. Gjithashtu një 63-vjeçar nga Labunishta (Struga) ka humbur betejën me COVID 19 në klinikë, vetëm disa orë pasi u pranua në spital, dhe u soll në klinikë me një gjendje të rëndë klinike.

Aktualisht, 74 pacientë janë shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 15 me gjendje të rëndë klinike, 11 gjenden në ventilim mekanik, kurse pacientët tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:

Shkup – 235
Kumanovë -114
Dibër – 49
Stip-19
Prilep –33
Tetovë – 29
Strugë – 24
Velesi – 10
Manastir – 6
Ohër – 3
Kavadarci -2
Gostivar – 4
Gjevgjeli – 4
Strumica – 2
Kriva Palanka – 2
Radovish -3
Krushevo – 2
Kocani – 14